Kandidati i PD për kryetar bashkie në Konispol, Fatmir Shero, prezantoi në mbrëmjen e së premtes në sallën e madhe të eventeve në lokal Mediterrane në Sarandë para intelektualeve dhe pjesëmarrësve të tjerë, programin e punës për qeverisjen e kësaj bashkie për mandatin e ardhshëm katër vjeçar që pretendon.

Në këtë takim elektoral të thirrur nga Shero, në ditën e parë zyrtare të fushatës zgjedhore, ishin të pranishëm dhjetra pjesëmarrës nga bashkia e Konispolit, intelektualë të fushave të ndryshme, njerëz të mediave, etj,.

Krahas kryetares së degës së PD në Sarandë Manjola Nikollo, ishte i pranishëm edhe sekretari politik i Qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, antarë tl kryesisë së PD lokale, etj,.
I gjithë takimi u fokusua në programin katër vjeçar të qeverisjes vendore në Konispol nën drejtimin e kandidatit, biznesmenit Fatmir Shero.
Programi i mësipërm u paraqit dhe u komentua nga Gjergji Mano, ekspert i turizmit dhe promocionit, pjesë e stafit elektoral të Koalicionit Bashkë për Fitore në Sarandë.
Projektet zhvillimore, ato infrastrukturore në Konispol dhe krejt fshatrat e bashkisë me të njejtin emër u prezantuan nga Mano në videprojektor , duke u shoqëruar me diksutime, sugjeriem dhe adresime konkrete edhe nga kandidati Fatmir Shero si dhe nga pjesëmrrës të ndryshëm në sallë.

Shero vuri në dukje se “nuk do të ofroj vende pune në kombim të votës por projekte konkrete.”
Kandidati theksoi në mënyrë të qartë se “Bashkia e Konispolit nën drejtimkin dhe menaxhimin e tij, do t’u kthehet qytetarëve.


Gjatë shpalosje nga Gjergji Mano të vizionit katër vjeçar zhvillimor të Fatmir Sheros ,u fokusua në drejtimet kryesore të zhvillimit dhe prosperitetit të banorëve, duke spjeguar konkretisht sesi do tl realizohet zhvillimi ekonomik i zënës së Konispolit në glrshetim me zhvillimte turistike të panjohura më parë për mungesë vizioni.

Krijimi dhe zhvillimi i disa zonave ekonomike përgjatë akseve Qafë Botë- Bogaz, Qafë Botë -Mursi, Xarrë e Vrinë, sipas Sheros do të nxisë prodhimin, do tl krijojl tl ardhura për banorlt dhe do të shndërrohet në gjenerues zhvillimi dhe promovimi ekonomike e turistik në Bashkinë e Konispolit.
Drejtim tjetër ndryshimi për Sheron sipas programit të shpalosur në takimin e Mediterranes, do të jetë objektivi për t’i dhënë fund zhvarritjeve 30 vjeçare të procesit të çertifikimit të banorëve si pronarë, oasi ky proces sipas tij ka ngecur në shifrën 20 %.

Për 6 muaj do të bëhen të gjithë pronarë me dokumentacion zyrtr, deklaroi kandidati i PD për kryetar bashkie në Konispol. Fatmir Shero.
Me interes në këtë tubim elektoral ishin edhe adresimet dhe sugjerimet e studjuesit dhe arkeologut të njohur Halil Shabani lidhur me shfrytëzimin efikas të monumenteve kulturore e arkeologjike mjahft të pasura n territorin e bashkisë Konispol.

Problematikës së ngritur nga pjesëmarrësi Fejzi Hyso që lidhej me tensionin e ulëlt të energjis[ elektrike në territorin e bashkisë Konispol-një ganrenë e njohur shumëvjeçare dhe me pasoja ekonomike e financiare, Shero iu përgjigj se do të bënte të gjitha përpjekjet për ngritjene njl nlnstacioni elektrik në territorine bashkisë duke kërkuar edhe mbështetjen e deputeve të Qarkut Vlorë: Ina Zhupa, Bujar Leskaj dhe Anila Denaj.

Gjatl fjalës së tij në këtë çelje zyrtare të fushatës së demokratëve të Konispolit sekretari pilitik i Qarut Bujar Leskaj, e vlerësoi me nota maksimale proframin e paqitur nga Fatmir Shero, duke e konsideruar edhe një model për shumë kandidatë të tjerë dhe shoi se duhet parashikuar edhe ngritja e një muzeu të traditës dhe etnokulturës së njohur të Çamërisë në Konispol.
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.