SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD kërkon përjashtimin nga lista e kandidatëve, Ardit Bido: Dole bllof Doktor. Shihemi në Kuvend.

PD kërkon përjashtimin nga lista e kandidatëve, reagon Bido: Dole bllof Doktor. Shihemi në Kuvend

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun Vlorë, Ardit Bido, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkohet përjashtimi i tij nga lista me pretendimin se nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Bido ka publikuar dokumentin zyrtar që vërteton pezullimin e tij nga detyra më datë 12 mars, një ditë përpara regjistrimit si kandidat, duke e cilësuar pretendimin e PD-së si një përpjekje të kotë që bie ndesh me faktet.


“Doktor, dole sërish bllof. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve”, shkruan Bido, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Sali Berishës, ndërsa ironizon edhe nivelin e përfaqësimit ligjor të PD-së, duke përmendur emrin e Fredi Belerit.

Sipas Bidos, PD ka dalë për të dytën ditë radhazi në konferencë shtypi vetëm për të kërkuar përjashtimin e tij, nga mbi 180 kandidatë të PS-së, çka sipas tij tregon frikën e demokratëve përballë garës reale.

“Ligji për nëpunësin civil është i qartë: pezullimi i titullarëve bëhet me akt të DAP. Ky akt ekziston që prej 12 marsit. Madje, unë kam deleguar edhe kompetencat, siç e kërkon ligji. Pra, nuk keni as argument ligjor dhe as moral”, shkruan Bido ndër të tjera.

Ai shton se përballja e vërtetë do të ndodhë në foltoren e Parlamentit: “Do të më gjeni aty, me të vërtetat historike dhe aktuale përballë aleancës suaj të antishqiptarisë”, përfundon Bido.///

error: