SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD: Mësuesit po punojnë me orë të tejzgjatura

-Partia Demokratike, shprehet se një javë pas fillimit të vitit të ri shkollor ajo që vihet re është trajtimi i mësuesve duke theksuar se nuk është marrë asnjë masë për të siguruar mësim cilësor.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i PD, Ndriçim Mehmeti tha se “mësuesit detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4 turne, nga 12 orë në ditë, pa pushim, pa ushqim, me një mbingarkesë skllavëruese vetëm për faktin se qeveria refuzon të shtojë fondet për shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve”.

“Me 30 minuta mësim dhe me mësues të rraskapitur, sakrifica e të gjithëve, e nxënësve, prindërve, mësuesve, nuk do të shpërblehet me dije më të mira.  Është në detyrimin e qeverisë të respektojë rregullat që vetë ka shkruar. Në janar, Ministria e Arsimit nxori një rregullore ku thuhej se “mësuesi nuk mund të qëndrojë fizikisht më shumë se 30 orë në javë në shkollë”, deklaroi ai.

Sipas tij, brenda një ditë, mësuesve u  duhet të ndërrojnë edhe deri në tre maska, duke shtuar shpenzimet e tyre dhe rënduar ekonominë familjare///.

error: