Partia Demokratike nisi sot procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia e partisë me parimin “një anëtar, një votë”.
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot udhëzimet, rregullat dhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet qendrore dhe vendore duke u konsultuar më anëtarët e PDSH-së.
Në vendimin e Kryesisë së PD-së procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ndahet në tri etapa. Procesi në nivel të degëve për identifikimin e kandidatëve, seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit, procesi i konsultimit në parim “një anëtar, një votë” për kandidatët e mundshëm nga anëtarësia.
Po ashtu, PD ndalon të kandidojnë në zgjedhjet vendore dhe qendrore personat që kanë patur funksione në kohë të regjimit komunist, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Kryesia ka vendosur edhe nënpikat, ku procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. ///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll