Partia Demokratike reagoi sërish sot lidhur me menaxhimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, në kryeqytet.
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se “përmes kësaj skeme kriminale, transferohen çdo vit plot 11 milionë euro në parajsat fiskale”.
“Çdo ditë në këtë landfill, në mënyrë të pakontrolluar, pa verifikime, me mungesë të plotë transparence, faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore, duke i kthyer kështu qytetarët e Tiranës, në konsumatorët më të mëdhenj se qytetarët francez apo qytetarët gjerman”, tha ai.
Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa tha se “shteti po bën gjithçka që t’i garantojë këto pozita monopol që i ka dhënë sekserit Mirel Mërtiri fitimet më të mëdhaja të mundshme”.
“Shteti është vënë në dispozicion dhe ka krijuar mekanizma të tilla që çdo para të vijë dhe të mblidhet pikërisht në këtë landfill mbrapa nesh. Konkretisht, nëse ti je një i varfër apo një anëtar i komunitetit rom, që nxjerr bukën e gojës duke mbledhur kanaçe nëpër vendet e grumbullimit të mbetjeve, policia të dënon, policia të diskriminon, policia të merr mjetet e tua të punës sepse këta duan që ricikluesit, kompanitë e riciklimit të jenë të detyruara që të vijnë të blejnë mallin dhe lëndën e parë vetëm në landfillin e Mirel Mërtirit”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit