SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD, Tabaku: Marrëveshjet e firmosura në Podgoricë, për hir të propagandës

Kryetarja e Komisionit të Integrimit dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i konsideroi marrëveshjet mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi si propagandë. Në një reagim në rrjetet sociale, për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Mali i Zi, ajo u shpreh se bëhet fjalë për tjetër takim të qeverisë shqiptare me të rajonit, nën frymëzimin e firmosjes së marrëveshjeve pa i zbatuar ato.

“Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve. Prandaj në këtë ekuacion fiton më shumë propaganda dhe jo qytetari, duke e kthyer politikën kokëposhtë; nga politika për qytetarët tek politika për propagandën“, shkruan Tabaku.///

error: