SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD zhvillon sot primaret, zgjidhen kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike zhvillon ditën e sotme procesin e votimit për primaret, për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të PD-së, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj.

Në garë janë 289 kandidatë për deputetë.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 në te gjitha qendrat e votimit dhe do të përfundojë në orën 18:00.

Mënyra e votimit është një anëtar, një votë, ndërsa kandidatët do të jenë në nivel qarku, ku do të votohet për secilin qark më vete.

Drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi në një prononcim për mediet i cilësoi primaret si proces statutor në PD. “Janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj”, u shpreh ai.

Sipas Bardhit ka pasur fluks nga anëtarët për të shprehur vullnetin e tyre.

“Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie”, u shpreh Bardhi.

Edhe drejtuesi i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi i cili po ndjek nga afër procesin e votimit, tha se ka fluks të lartë anëtarësh të cilët janë paraqitur për të votuar.

Drejtuesi i qarkut të Elbasanit, Tomor Alizoti u shpreh se është optimist për procesin, pasi sipas tij, vitalizon demokratët dhe opozitarët.

“Në qytetin e Elbasanit janë rreth 4000 anëtarë me të drejtë vote, teksa në të gjithë qarkun janë rreth 12900 anëtarë me të drejtë vote. Një anëtar ka të drejtë për një votë, teksa procesi i votimit mbyllet ne orën 18:00. Mendoj se procesi do të shkojë mirë sepse nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë i tillë. Ka një frymë pozitive brenda PD dhe opozitarëve”, tha Alizoti. /(Marseda QEFALIA) ///

Emrat e kandidatëve në 12 qarqet e vendit
error: