SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pensionet me Greqinë dhe marrëveshja e detit, Hasani: Duhet punë tavoline, jo mikrofoni

Nga Eva XHAJANKA 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha sot se, “negociatat me Greqinë kanë shumë vektorë dhe dimensione që ne po vijojmë t’i trajtojmë me vëmendje dhe kujdesin maksimal”.

Në konferencën e fundvitit me mediet, Hasani iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me  negociatat me Greqinë, përfshirë çështjen e pensioneve dhe marrëveshjen e detit.

“Negociatat me Greqinë ka shumë vektorë e mënyrë që ne i trajtojmë me kujdes e vëmendje maksimale. Në të gjithë këtë përpjekje prevalon interesi i qeverisë shqiptare për ta çuar sa më shpejtë e sa më pranë Shqipërinë pranë BE-së duke mos lënë pas themelet e një marrëdhënie të mirë e të shëndoshë. Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me republikën e Greqisë në rastin konkret. Përpjekja është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni, por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme, por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën. Është shumë e rëndësishme të vijojmë të kemi këtë angazhim jo vetëm me fqinjët tanë jugorë, por dhe me të gjithë vendet e BE-së për të arritur rezultate të prekshme, siç ishin konkretisht edhe fakti që u hapën dy grupkapitujt më politikë në të gjithë procesin”, tha kryediplomati shqiptar.

I pyetur për tërheqjen e tij nga kandidimi i kreut të OSBE-së, Hasani u shpreh se, interesi i vendit është mbi interesin e tij personal.

“Duke pasur një mbështetje maksimale të mbi 75% të vendeve anëtare të BE-së, u tërhoqa në momentin e duhur për t’i dhënë rrugë jo vetëm konsensusit për lidershipin e ri të OSBE-së, por edhe për zhvillime të rëndësishme që lidhen me partneritetin strategjik të Shqipërisë, siç është Turqia dhe Greqia”, tha ai.

Duke folur për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, Hasani theksoi se “ne po punojmë në dy drejtime: atë teknik, i drejtuar nga Kryenegociatorja dhe ekipi negociator që marrin në shqyrtim të gjitha parametrat teknikë të negociatave, dhe drejtimi i dytë është ai politik, për të cilin jemi të angazhuar të parandalojmë dhe kujdesemi për pengesa që nuk janë teknike. Pikërisht po kujdesemi që këto dy pika të takojnë jo vetëm në 2027, por edhe pas hapjes së negociatës teknike dhe anëtarësimit në BE”.

Hasani nënvizoi faktin që BE është mëse i hapur për anëtarësime të reja.

“Ne na duhet që të plotësojmë detyrat për një të ardhme, e cila nuk është e ardhme e bazuar vetëm në marrëdhëniet dy palëshe, dhe këtu kemi mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Është e rëndësishme që proceset të zhvillohen në tavolinë të jenë të qarta dhe transparente dhe për këtë kemi mirëbesimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së”, deklaroi ai….

error: