– Për një fëmijë në dy, televozori është një antistres efektiv dhe në të njëjtën kohë ushqen pasione që jetojnë gjithnjë e më shumë jashtë ekraneve.
Ky përfundim vjen nga të dhënat që dalin nga studimi i ”Gci ViacomCBS”, ”A jemi atje akoma”, bazuar në intervistat me 8 045 prindër të fëmijëve midis 0 dhe 12 vjeç, në 16 vende, përfshirë Italinë.
Një studim rifilloi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, të promovuar nga OKB.
Nga studimi doli se 59% mendojnë se televizori bën një punë të mirë dhe 26% thonë se bën një punë të shkëlqyeshme.
Nënat dhe baballarët janë shumë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre dhe vazhdimisht janë duke kërkuar mjetet e duhura për t’i bërë ata të rriten në një botë komplekse.
Ata duan t’i shoqërojnë ata në aktivitete të përditshme, të tilla si edukimi, hobi, sportet dhe aktivitetet në natyrë, duke parë televizor me familjen dhe duke kaluar kohë së bashku.
Në përgjithësi, prindërit përpiqen t’u mësojnë fëmijëve vlerat dhe pesë të parat që shfaqen globalisht janë: respekti, vetëbesimi, mirësia, inteligjenca dhe pavarësia./ANSA-ATSH///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit