SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Përdhunimi i 15-vjeçares, marshim proteste në Tiranë

Dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë marshuar sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinionin publik për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru.

“Për fëmijërinë e vjedhur”, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, “Pse nuk raportojmë”, “Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia”; ishin disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.

Protestës i është bashkuar edhe deputetja Rudina Hajdari, këngëtarja Aurel Gaçe, etj,. Mesazhi i kësaj proteste ishte mbrojtja e vajzave dhe çdokush të raportojnë për rastet e dhunës.///

error: