SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Përdhunimi i pastrueses shqiptare në Greqi- 35-vjeçari bullgar i drejtohet burgut, s’pranon krimin dhe godet murin me kokë

Autori me origjinë bullgare, i përdhunimit të pastrueses 50- vjeçare shqiptare u paraqit sot para gjykatës në një seancë faljeje dhe pas kësaj autoritetet e kanë drejtuar atë drejt  burgut. Sipas mediave greke 35-vjeçari pas faljes iu drejtua burgut edhe pse ai mohoi të ketë rrëmbyer dhe përdhunuar gruan për orë të tëra, dhe pas kësaj ai filloi të godiste murin me kokë.

Menjëherë pas kësaj oficerët e policisë ndërhynë duke e mobilizuar atë në cep të dhomës dhe më pas e drejtuan drejt burgut, ndërsa i pandehuri i dytë i akuzuar për nxitjen e 35-vjeçarit , pas faljes së tij, u la i lirë, pa kushte.

Të shtunën e kaluar 50-vjeçarja shqiptare kishte shkuar si çdo javë të fshinte shkallët dhe ashensorin e një ndërtese kur papritur 35-vjeçari që banonte në papafingo e ka tërhequr me zor dhe e ka futur në banesës e tij.

Aty ai ka filluar dhunën dhe abuzimin seksual me të për disa orë, derisa 50-vjeçarja gjeti një moment dhe doli në ballkon për të kërkuar ndihmë. Ajo u shpëtua nga fqinjët të cilët lajmëruan policinë por 35-vjeçari ishte arratisur.////

error: