SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Përfitoni gjithçka nga xhenxhefili

– Xhenxhefil, një rrënjë shumë e dashur aromatike, e freskët dhe  me shije të lehtë pikante.

Për të përfituar nga vetitë e kësaj rrënjë mund ta konsumoni në formën e çajit bimor, të nxehtë dhe të ftohtë, shkruan melarossa.it. Në fakt, një çaj bimor me bazë xhenxhefili ka aftësinë të stimulojë metabolizmin, duke përshpejtuar konsumimin e yndyrave dhe duke ndihmuar trupin të largojë toksinat, shkruan ATSH.

Plus, ndihmon në lehtësimin e stresit. Në fakt, falë veprimit të tij gjallërues, është perfekt për të luftuar stresin, dhimbjet e kokës dhe lodhjen.Mund ta përdorni për të shijuar pjatat, por edhe në formë infuzioni për trajtimin e sëmundjeve të stinës.

Në fakt, xhenxhefili është një minierë e vërtetë e vetive ushqyese për trupin tuaj.Duke nuhatur rrënjën e freskët, aroma e xhenxhefilit është shumë e ngjashme me atë të limonit, por aroma është e athët.Xhenxhefili u jep një shije pikante shumë pjatave, por shija e tij ndryshon në varësi të mënyrës se si pritet.Xhenxherfili vepron në sistemin imunitar, në sistemin tretës, në sistemin osteoartikular dhe në funksionet metabolike.

Për më tepër, nëpërmjet rregullimit të disa citokineve, duket se ka një veprim antiinflamator dhe antibakterial.///

error: