SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Përfshihet nga flakët fabrika e prodhimit të lëngjeve në Libohovë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Fabrika e prodhimit të lëngjeve në Libohovë u përfshi nga flakët. Bëhet me dije se një shkëndijë zjarri është bërë shkak për flakët. Për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sakaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Libohovës, Gjirokastrës e Dropullit të të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin. Nuk dihen ende arsyet e këtij zjarri, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, duke u ndikuar edhe nga temperaturat e larta, shumë vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë vendin///

error: