Era e fortë ka përkeqësuar situatën nga zjarri në bashkitë Dropull dhe Finiq.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot foto nga operacioni që po vijon prej mbrëmjes së djeshme për të shuar zjarrin në këtë zonë.
“Prej orësh, helikopteri Cougar, 21 efektivë të FA, 54 forca zjarrfikëse me 14 mjete zjarrfikëse nga Finiqi, Dropulli, Saranda, Himara, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti dhe Konispoli, efektivë të Policisë së Shtetit, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po punojnë për izolimin e flakëve dhe për shmangien e çdo rreziku për banorët e zonave”, u shpreh Peleshi.
Peleshi theksoi se, në zonat kodrinore ku zhvillohet pjesa më e madhe e zjarrit forcat operacionale e kanë të vështirë ndërhyrjen si pasojë e tymit dhe vështirësisë për të ngjitur kodrat, ndaj është vlerësuar shtimi i kapaciteteve operacionale.
Ministri u bëri thirrje të gjithë banorëve në fshatrat e përfshirë nga zjarret, të bashkëpunojnë me forcat në terren në rast nevoje, për të evituar çdo rrezik për jetën e tyre.
Peleshi shtoi se, efektivët e FA dhe forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë, në çdo moment, për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës së përbashkët.(Gjergji MIMA).///









ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit