SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Përplasja me armë në Sarandë Rama: Ç’janë këta pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh, të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë

Kryeministri Rama në takimin që zhvilloi me përfaqësues të policisë së shtetit, ceku edhe ngjarjen e rëndë të një përplasje me armë në Sarandë në bar ‘Orange’, ku mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi.

Rama tha se këta pronarë që krijojnë hapësira të tilla abuzimi janë tutorët e Policisë së Shtetit dhe sipas tij duhej përjashtuar i gjithë zinxhiri komandues.

Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë.  Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde ponicë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”, tha Rama.

error: