Platforma e-Transport ofron informacione në kohë reale per udhëtarët, qofshin këta shqiptarë apo të huaj. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë platformë, e cila e bën më të lehtë transportin në çdo cep të vendit. “Ju mund të zbuloni online itinerarin, vendndodhjen e stacionit, orët e nisjes dhe mbërritjes si dhe kontaktet e operatorëve”, tha Rama.
Sipas kryeministrit informacioni orientues ofrohet në porte, aeroport e pika kryesore të mbërritjes së qytetarëve e turistëve. Si një projekt i nisur nga Ministria e Infrastrukturës, Energjisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e-Transport do të krijojë një standard të ri të eksperiencës së udhëtimit me linjat e transportit ndërqytetas.
Qytetarët do të kenë mundësi që t’i presin biletat online përmes telefonit me QR code, të shohin vendndodhjen e stacioneve, oraret, kryqëzimin e linjave. Nga ana tjetër, tregu i transportit ndërqytetas do të përdorë platformën për të monitoruar burimet e veta në terren, për të aplikuar online për licensimin e shoqërive dhe certifikimin e mjeteve. Platforma formalizon tregun e transportit dhe rrit cilësinë e shërbimit për qytetarët.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit