SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Polici shpërndante drogë në Sarandë.

Redion Bello eshte efektivi 24-vjeçar i arrestuar nga AMP për shpërndarje droge në një lokal që e kishte marrë me qira në Sarandë. Redion Bello shpërndante kanabis me mikun e tij Sejdi Vocka.

Efektivi i policisë, Redion Bello 24 vjeç u gjet në lokalin që përdornin për të shpërndarë kanabis ‘Beach Bar’në Sarandë së bashku me mikun e tij, ky i fundit i dyshuar për kultivim kanabisi, si dhe armëmbajtje pa leje.

Pas arrestimit policia kreu edhe një sërë kontrollesh ku gjeti 100 doza kanabisi, një armë zjarri tip TT pa leje, dy aparate celularë, një automjet, 555 euro, 20 paund dhe 20.000 lekë.///

error: