%
%
SARANDE/ Policia ka kuroprezuar me sukses operacionin e koduar “Kraneja”. Arrestohen në flagrancë dy shtetas që tentuan të largoheshin, të cilët u kapën gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.
Jane zbardhur gjithashtu edhe disa vjedhje të tjera në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas. Policia tha se “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e vjedhjeve në banesa, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve’ gjatë operacionit të koduar “Kraneja”, janea zbardhur dhe disa raste të ndodhura më parë.
/Banesa te vjedhura nga autoret ne fshatin Krane.(minoritet grek/Finiq)/



Pas kontrollit të ushtruar Policia u ka gjetur edhe një mjet prerës, i cili është sekuestruar në cilësinë e armës së ftohtë. Gjithashtu, nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve së 3 banesave në pronësi të shtetasve O. S., N. S. dhe A. K., në fshatin Krane, disa ditë më parë, ku dyshohet se kanë marrë orendi shtëpiake me vlerë rreth 120.000 lekë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.-.vune ne dukje burime zyrtare te Drejtorise se policise se Qarkut Vlore.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri