SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Policia, mbi atentatin në lagjen nr.3 të Sarandës

Burime policore njoftuan sot zyrtarisht mbi ngjarjen e rëndë në Sarandë të zhvilluar natën midis të shtunës dhe të dielës,. në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar. Isuf Jacaj, 58 vjeç është viktima e ekzekutuar mbrëmjen e djeshme.

(Njoftim paraprak) Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J

Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.///

error: