SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Policia Rrugore kontrrolle në Sarandë dhe Vlorë, pezullon 22 lejedrejtimi

Policia Rrugore Vlorë vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike, Policia Rrugore ka arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 tjerë, për veprat penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Po ashtu Policia Rrugore ka pezulluar 22 lejedrejtimi, nga të cilat 13 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 6 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 3 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

“Janë vendosur gjithsej 1225 masa administrative, nga të cilat:371 masa për tejkalim shpejtësie;64 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;41 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;5 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;171 masa për parakalime të gabuara; 290 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;283 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor”, njoftoi policia.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe të celularit gjatë drejtimit të mjetit.///

error: