Nga G.N/CNA//
Lefter Maliqi nuk është aq i njohur për politikën dhe artikulimin politik, sa është bërë i famshëm për kapërcimet e tij jo nga një kat i godinës politike në tjetrin, sa për kalime në godinën përballë, anash, djathtas ose majtas.
I anatemuar nga kryeministri për këto qëndrime “parimore”, Lefter Maliqi doli dhe qartësisht shantazhoi Ramën me një fjalor të rëndomte, aspak politik në lidhje me ekzistencen e ca kasetave që e nxirrkan lakuriq.
Batutat me gjarpër, nëpërka dhe dhelpra me 4 apo 7 koka janë bërë modë prej kohësh në atë foltore.
Pa folur për nivelin e përfaqësimit politik që shpërdoron rëndomë atë mikrofon, edhe sjelljet prej shantazhuesi profesionist nuk i kanë munguar atij podiumi.
Sjellja prej shantazhuesi dhe shantazhi si profesion ka zëvëndesuar figurën e politikanit në këtë vend.
Para ca kohësh zëdhënësa të presidentit folen për kaseta të lidhura me Dvoranin, pastaj lanë të kuptoget që ishin për ambasadorë, e në fund doli vetë Meta dhe porositi të gjithë që mos i binin kot në qafq Sorecës.
Sot doli Lefteri, foli për dhelpra me shumë koka dhe për kaseta që ua paska lënë amanet Dritan Prifti.
Pas kësaj mos duket habi që 17-18 vjeçarë shantazhojnë me video intime dhe përdhunojnë minorenë.
Pas kësaj nuk kemi pse akuzojmë vetëm ata djem të rinj për vepren penale që konsumojnë.
Mesazhi që po marrim të gjithë nga ajo foltore është edukata e shantazhit në funksion të përfitimit të diçkaje.
Pastaj gjithkush e përdor atë teknikë, për atë që i duket problemi i vet për tu zgjidhur.
Është e kotë të denosh në darke disa djem të rinj që shantazhojnë një femër për të përfituar seks, nëse gjithë mëngjesin dëgjohen politikanë që shantazhojnë njëri-tjetrin për shumë më shumë se aq.
Është e kotë të denosh në darke disa djem të rinj që shantazhojnë një femër për të përfituar seks, nëse gjithë mëngjesin dëgjohen politikanë që shantazhojnë njëri-tjetrin për shumë më shumë se aq.
SPAK duhet të therrasë Lefterin që ai të dorëzoje kasetat për të cilat flet.
Më pas të proçedojë penalisht Lefterin për shantazh për përfitime personale. E nëse Lefteri thotë se kush ja çoi në mend idenë e kasetave imagjinare, të përdorura si seriale turke, të akuzojë grupin e shantazhuesve profesionistë në Kuvend apo jashtë tij, anash, poshtë apo lart.
Olsian Çela që pasi premtoi kur kandidoi që do bëhej modeli i Prokurorit të Përgjithshëm që do ketë në fokus politikat penale, të rilexojë ato që ai ka thënë kur kandidoi.
Me autoritetin qe i jep Kushtetuta dhe ligji, të hartojë dhe miratojë udhëzimet unifikuese për sjelljen e prokurorëve me dispoziten penale të posaçme që trajton këto raste.
E nëse ajo dispozitë nuk mjafton të përcjellë në Kuvend nevojat për ndryshim të Kodit Penal dhe identifikimin e qartë të “shantazhit” si vepër penale për përfitime politike dhe jo vetëm.
Ata 17-18 vjeçarë nuk janë të vetmit fajtore.
Nuk shpëtohen dot të tjeret 17-18 vjeçarë, nëse nuk vritet modeli që i mbush ata.
Lefter Maliqi është sot 47-48 vjeçari që po bën shumë më shumë se ata.
Po sillet si përdhunues i intelektit të një populli të tërë, me batuta dhelprash e dhelperakësh që na paskan ca video të një lakuriqi, por që nuk i nxjerrin për të tjerët sepse duan vetëm që lakuriqi të shkojë me ta ose me shoket e tyre siç ata do e vendosin.
SPAK dhe Olsian Çela duhet të bëjnë detyrën./ CNA///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit
Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, më 22 mars protestë kombëtare