PORTO PALERMO-Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elina Duni së bashku me orkestrën e saj të mrekullueshme ka organizuar dje një koncert të veçantë në “Porto Palermo” në Himarë.
Elina Duni me orkestrën e saj profesioniste të përbërë nga artistë si Bob Luft, Gent Rushi, Viktor Filipovski etj, shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes nga turistët për formën apo zhanrin të cilin ajo lëvron dhe mënyrën se si sjell për publikun edhe këngët e vjetra shqiptare të përpunuara në mënyrën e saj tepër moderne.
Shpesh herë artistja organizon koncerte në vende të ndryshme në Shqipëri, ndaj nuk kishte se si t’i mungonte publikut shqiptar, por edhe turistëve të huaj që janë duke pushuar në bregdetin tonë, sidomos pas një shkëputje të gjatë për shkak të pandemisë Covid-19.
Artistja Duni ka publikuar tre albume gjatë karrierës së saj si këngëtare dhe të treja albumet janë të frymëzuar nga muzika e vjetër shqiptare dhe ajo ballkanase, e ndërthurur në mënyrë profesionale me rrymën “Jazz”, rrymë të cilën ajo e njeh dhe e zotëron mjaftë mirë edhe për shkak të diplomimit të saj në lëvrimin e kësaj rryme./ata///

ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.