SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Porto Palermo, Kalaja e Aliut, “prika’ qe kerkon ende zot…

Nga Shkëlqim Hajno/

Kalaja e Ali Pashes Tepelenes ne Porto Palermos. Ne rastin me fatlum, mund te te presin nje bilete me cmim simbolik dhe ti, mund te shkosh per vizite drejt askundit…ne erresiren e nje pusi…plot kthina, lageshtire dhe serish erresire si ne nje shpelle karstike…

Eshte nder te paktat dhe fatmiresisht nga me te ruajturat ne Shqiperi.

Ajo, fare mire mund te shnderrohet ne nje nga muzeumet me atraktive te vendit me nje platforme te meduar mire nga ekspertet e fushes; ku te ardhurat nga biletat, mund te shlyejne ne nje te ardhme jo te larget, vete investimin.

E ndodhur ne nje pozicion strategjik, Kalaja, me interieret e saj , me sallat e mrekullueshme me harqe, me dhomat, shkallaret, kullat e vrojtimit,etj., te menduara mire nga Pashai tepelenas, edhe keshtu; mund te behet nje epiqender e destinacionit turistik te ketij rajoni, si pjese e tureve te turizmit te integruar ne jug te Shqiperise.

Por koha e kerkon te trajtohet me ndryshe, me se pari, nga Ministria e Kultures e perkitazi me kete , edhe nga institucione e subjekte te tjera perfshi Bashkine e Himares.

Ajo fare mire, mund te vizitohet ne cdo stine te vitit dhe te ” prodhoje” edhe para (nga biletat) per mirembajten e saj, per ndricimin e saj (qe mund te ishte nga energjia diellore) .

…Por para se mund te kryhen te gjitha keto, zyrtaret e drejtorise se kultures kombetare ne Vlore, duhet se paku, te pastrojne edhe “mbishkrimet” me boje zmalto te ish magazinave ushtarake te regjimit te kaluar ne hyrje te cdo mjedisi te brendshem…

Mbivendosja, nga rekja per te treguar me muralet me boje zmalto te depove te ushtrise se regjimit komunist se: “ky objekt i rendesishem ” pervecse ka qene nje pike fortifikimi qe kontrollonte hapesiren e ketij gjiri jonian e me tej me syrin dhe veshin e Pashait te Janines; ka sherbyer edhe si depo e ushtrise ne dekadat e regjimit komunist; krijon kesisoj nje sforco dhe nje kakofoni dhe nuk perben aspak nje “vlere te shtuar” te ketij objekti. Pekrundrazi, defton per nje naivitet.

Ka te tjera narrativa terheqese qe mund te permenden nga guidat qe shoqerojne ketu turiste dhe qe lidhen edhe me gojdhenen se kalaja e Porto Palermos ishte ndertuar kinse edhe si nje prike per Vasiliqine e bukur te Ali Pashe Tepelenes. Kjo e intrigon edhe vizitorin duke pare edhe Kishen ne te djathte te udhes me kalldrem deri te porta e Kalase. Ne kete kalldrem qe nese e pershkon vetem, te behet se mund nte degjosh ende, zhurmen e gjurmeve te kujave qe shkojne drejt Keshtjelles...

Por gjithsesi, ata, qe paguhen per te ruajtur dhe promovuar kete visar te trashegimise historike, kulturore, ndertimore, arkitektonike, etj., me se pari, le ta kthejne ate sa me te vizitueshme.

Dhe ne kete perpjekje qe nis nga nje vizion tjeter ( sot i munguar) le ta bejne Kalane te ndricuar, duke e flakur prej ketej erresirën qe ende dominon pothuaj ne krejt mjediset e saj .///SARANDANEWS.AL-R-SR///

error: