Nga Koço KOSTA
Takimet, per me teper daljet familjarisht me Niko Shomon, jane nga me te desheruarat dhe me vlere. Kaq shume vite njohjeje dhe miqesie! Te them eshte njeri i rralle e i vecante, nuk kam zbuluar ndonje gje te re. Mjeku yne, kardiologu i njohur, qe nuk ka lene lagje, per te mos thene dhe shtepi ne rreth te Sarandes pa trokitur, hyre e lene keshillen e tij te vyer mjeksore e njerezore. Intelektuali me kulture e boteformim te gjere, prindi e familjari shembullor, specialisti i kompletuar, fjala e te cilit eshte degjuar deri ne foltore nderkombetare.
Me te njejtin ritem, pasion, energji e perkujdesje vazhdon edhe sot ketu ne Athine. Per te nuk ka moshe. Nuk jane te pakta pjesemarjet e tij ne seminaret kombetare greke dhe ato nderkombetare, mbi arritjet dhe aplikimet e te rejave ne lemin kardiologjik: France, Angli, Itali, Gjermani, Qipro etj
Edhe me te kendshme, me rrezatuese me te perzemerta e emocionale i bejne takimet tona ardhja ne Porto Raft. Nje gjidet i qete, qe ne kete fillim vjeshte pranverore, behet edhe me rehatues, kujtimndjelles teksa ngjason aq shume me Saranden tone te thellezemres.
Kemi e themi shume. Shoke, miq, te aferm, fakte, ngjarje, ndodhi te perbashketa e deri ndjesite e sotme. E, ne se ne “shoshitim hallet tona”, grate tona, Lida dhe Zhani, shpleksin shtellungat e embla familjare si nikoqire, gra, nena, gjyshe.
Shtjellohet e plugojne bisedat e kujtimet, aty ne shetitoren anedetit e, aq me teper, kur kaperdihen me meze te ngrohta zgare e gote vere te kuqe tek lokali i Dhimitrit, si ne llokocitje te dallgeve.

Nikua, me euridicionin kulturor e formues qe ka te ben per vete, me nje fjale te qete e bindese. Te hap shtigje e te çon perpara, interesuar te dije reagimin e vleresimin e perballe. Brenda tij ka shume shqetesim e dhimbje per njerezit, zhvillimin e kohen. Te gjitha mbeshtjelle me nje mall,- mallin per Saranden.

Ndaj takimet tona behen gjithmone e me te shpeshta se kemi ende shume e shume per te thene, biseduar e kujtuar. Shendet e jete, Nikua im i dashur!///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.