Një prej pacientëve të infektuar me koronavirus, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1, është vetë hedhur nga kati i tretë i spitalit.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në QSUT. Ngjarja e rëndë u regjistrua pak minuta më parë,
“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, – thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Deri tani janë 3 pacientë që kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ose Covid 2 te Sanatoriumi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit