Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me prishjen nga IKMT të ndërtimeve pa leje në Jalë.
Sekretari i Grupit të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu shprehet se sot u pa sesi i dobëti dhunohet nga shteti dhe ku i forti mund të bëjë çdo gjë.
“Sot u pa edhe njëherë sesi qytetari i thjeshtë e i pa mbrojtur u dhunua. Sot u pa edhe njëherë sesi banorë që ushqehen me punë të ndershme u dhunuan ditën për diell. Sot u pa edhe njëherë sesi ta prishin pronën pavarësisht se ka vendime gjykate që nuk e lejojnë këtë gjë. Sot u pa edhe njëherë pse shqiptarët duan të ikin me vrap nga ky vend. Sot u pa edhe njëherë sesi shkatërrohet puna e njeriut të ndershëm e punëtor, për të favorizuar “investitorin strategjik”. Sot u pa edhe njëherë që shqiptarët janë braktisur pikërisht nga Qeveria. Kjo, nuk është Shqipëria që duam, ku nuk ekziston nocioni i pronës së lirë, ku nuk pyeten vendime gjykate dhe ku i forti mund të bëjë çdo gjë”, tha ai.
Në kuadër të prishjeve të ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot aksionin në Jalë.
Aksioni “Bregdeti ynë”, nis sot heqjen e inerteve pas prishjeve të objekteve pa leje. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit