SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Procesi zgjedhor dhe vota e emigrantëve/ Celibashi takim me ambasadoren e Greqisë

Procesi zgjedhor, përdorimi i teknologjisë në zgjedhje dhe vota e shqiptarëve me banim jashtë vendit, ishte fokusi i takimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim kortezie më ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou e cila shoqërohej nga Këshilltarja e parë e Ambasadës, Valia Pentravani.

Në takim u diskutua dhe mbi përgatitjen e procesit zgjedhor si përdorimi i teknologjisë,  keqpërdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, etj.//ata///

error: