Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit ka hyrë tashmë në një fazë të re të ballafaqimit të kandidaturave përpara anëtarësisë. Kryeministri Edi Rama ndau sot përmes rrjeteve sociale momente nga ky proces në Pogradec.

“Vijojnë takimet përzgjedhëse në Partinë Socialiste, një proces unik zgjedhor i kandidatëve në të 61 bashkitë nën mbikëqyrjen e Komisionit të Posaçëm të kryesisë socialiste”, u shpreh Rama.
Në zbatim të vendimit të Kongresit të 9 prillit dhe Asamblesë Kombëtare të 7 majit, Partia Socialiste ka hapur procesin e garës së brendshme për 61 kryetarët në 61 bashkitë e vendit.

Kandidatët për kryetar të partisë në 61 bashkitë parashikohet të kenë si kriter vendbanimin dhe të bëjnë jetën e partisë për një periudhë jo më pak se një vit brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtar të partisë si rregull për një periudhë jo më pak se tre vjet, të kenë arsimin e lartë, si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral e ligjor.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror