SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Program i ri strehimi për familjet në nevojë dhe çiftet e reja

-Kryeministri Edi Rama deklaroi, se së shpejti, qeveria do të angazhohet për një program të ri strehimi për qytetarët në nevojë për shtëpi dhe çiftet e reja.

Në konferencën e fundviti, Rama theksoi se do mbështesim familjet që kanë nevojë për strehim me skema financiare shumë të lehta për familjet dhe për çiftet e reja.

“Aty kemi çështje sociale me një numër të madh banesash të cilat duhen prishur për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës dhe këtu do t’i kthehem në një moment asaj që ka të bëjë me një mësim dhe frymëzim që kemi marrë në programin e rindërtimit. Sot kemi kapacitete, dije, besimin e këtyre të dyjave për një program të ri strehimi. Pra, këto vepra që flasin vetë me standarde krejt të reja urbanistike, sigurie në aspektin e mbështetjes sociale të njerëzve në nevojë për shtëpi na japin mundësinë që sot të angazhohemi me një programin të ri për strehimin dhe të vazhdojmë pavarësisht tërmeteve. Pra nuk do të presim të bjerë tërmet tjetër për të ndihmuar familjet që kanë nevojë për strehim. Kuptohet me skema financiare shumë të lehta për familjet dhe për çiftet e reja. Janë dy kategori dhe të gjitha banesat që do të jenë pjesë e prishjeve për unazën, por edhe për zona të tjera të vendit që është për strehimin e njerëzve, për familjet e atyre banesave do iu japim bonusin e qirasë siç kemi bërë me familjet nga tërmeti dhe pika e dytë do të jetë angazhimi zyrtar për të pajisur me banesa të reja sociale sipas kushteve të familjeve”, tha Rama./atsh///

error: