Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi sot kandidaturën e prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, si drejtues të kësaj prokurorie me mandat 3 vjeçar.
Kush është Kledian Lllaho?
Ai ka disa vite që shërben në detyrën e prokurorit, ku pjesën më të madhe të karrierës së tij, e ka pasur në prokurorinë e Vlorës. Në fillim ai ka nisur si oficer në Durrës dhe më pas tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duke çuar më tej në vendimmarrjen e ish-presidentit Bamir Topi, që vendosi ta dekretonte prokuror në Vlorë. Gjatë punës në Vlorë, Llaho ka drejtuar një sërë dosjesh penale që lidhen me vrasjet në këtë qytet dhe abuzimet me pronat në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit.
Drejtuesi i Prokurorisë Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë prej vitit 1999, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës, me pas në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Në vitin 2014, Kledian Llaho u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 ka ushtruar funksionin e drejtuesit të komanduar në Prokurorinë e Sarandës.
Më pas në 27 janar 2022, Llaho u komandua nga KLP si drejtues në prokurorinë e Sarandës. Komandimi i tij erdhi sapo ish-drejtuesi Alfred Shehu, u emërua nga KLP si prokuror pranë prokurorisë së Posaçme SPAK.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.