U promovua së fundi në Athinë libri im me publicistikë “TË PANGJASHMIT”, i gazetari Thoma Nika.
Në këtë event kulturor ishin të pranishëm bashkatdhetarë me origjinë nga Saranda dhe vise të tjera, iq t autorit , etj, Ishte e prnaishem edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, Luela Hajdaraga.

Prof.Josif Papagjoni, autor i parathënies së librit, i pranishlm ne këtë promovim bëri vlerësime për mënyrën si zbulohen dhe portretizohen me dashuri, detaj dhe vërtetësi, portrete njerëzish, që i mbeten historisë dhe të sotmes së Sarandës, si një mozaik vlerash.

Koço Kosta, koleg i shumë viteve punë me autorin, u ndal në stilin e të shkruarit, në rendjen pas detajit e deri në titujt pikantë, që të përgatisin për çfarë do të lexosh.


NIka duke folur para auditorit vuri ne dukje se “Me librin “Të pangjashmit” vijnë në një botim të vetëm njerëz dhe histori që ata ndoshta i kanë hasur në faqet e gazetave shqiptare në vite, i mbajnë në memorje nga koha kur i hasnin ata njerëz në rrugët e qytetit. Por jeta rrjedh dhe të gjitha rrugët të çojnë në të tjerë njerëz të përditshmërisë së sotme. Në dukje të zakonshëm, të pabujë, por të pazakonshëm e të pangjashëm me të tjerë, në atë që bëjnë dhe në mënyrën si e marrin dhe e përballojnë jetën. Në libër lëviz jeta, lëvizin njerëzit e asaj hapësire që quhet Sarandë, portrete dhe histori që ngacmojnë dhe frymëzojnë.”



Me interes në këtë veprimtari ka qenë edhe prania në sallë e disa prej personazheve të Librit duke transmetuar emocione me fjalët e tyre. Promovimit i shtoi vlera moderimi ekspresiv i gazetarit të njohur Dëfrim Methasani./sarandaNews.al///



ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.