SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Propozimet e PD-së, Rama: Disponim total për dialog me opozitën

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca ka dhënë disponim total për të diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogut me opozitën.

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediet me ambasadorin e BE-së Luigji Soreca, iu përgjigj interesit në lidhje me dialogun me opozitën.

“Nuk është etike që t’i komentoj këtu këto propozime duke pasur parasysh që  ne kemi dhënë disponim total për t’i diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogut, që sipas meje duhet të ushqehet më vullnet të mirë mes palëve dhe për këtë arsye do më ndjeni, që të mos jap opinione përpara se t’i japim këtij dialogu një shans real dhe natyrisht të kemi mundësi të ballafaqojmë opinionet tona me palën tjetër duke pasur vullnetin e mirë të dëgjojmë pa paragjykuar dhe  duke kërkuar të dëgjohemi”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri Rama shtoi se “në fund të fundit, cilësia e një bashkëjetese në çdo instancë që nga familja e vogël deri te një bashkësi e madhe nuk përcaktohet se sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord”.

“Tjetër është të mos biesh dakord duke ushqyer me bonsens dhe duke ushqyer me frymë konsultive ndëveprimin, tjetra është të mos biesh dakord duke u kapur për flokësh”, theksoi ai.

“Kështu që unë dëshiroj që ne t’i japim një shans të plotë dialogut. Opozita ka bërë tre propozime, mund të bëjë edhe më shumë është në të drejtën e vet. Ne kemi detyrën që të japim mundësi këtyre propozimeve të diskutohen pa dëmtuar këtë proces diskutimi duke dhënë paraprakisht opinionet përfundimtare sepse nuk do ishte etike në respekt të këtij procesi dhe në raport me mishërimin praktik të një vullneti të shprehur me fjalë nga ana ime që jemi gati, gati gati. Atëherë, jemi gati po por t’i diskutojmë drejtpërdrejt me ta dhe të mos i diskutojmë me pasqyra ku secili flet vetë dhe nuk dëgjon se çfarë flet tjetri”, tha /ata///

error: