SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Protesta e tetë kundër rritje së çmimeve

Qytetarët u mblodhën sërish këtë të shtunë për të tetën herë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës, ndikuar nga lufta në Ukrainë. Qytetarët iu drejtuan më pas Kryeministrisë dhe për të bërë aty gjithë thirrjet e tyre.

Aktivisti Adriatik Lapaj renditi kërkesat që kanë qytetarët për qeverinë, për të ndalur rritjen e çmimeve.

“Kjo është një protestë për dinjitetin, për nënat e baballarët e këtij vendi për gjyshërit tanë, që fëmijët e këtij vendi të mos ikin më. Kemi arritur të bashkohemi përballë arrogancës duke ndalur rritjen e çmimit të naftës duke i detyruar ta ulin. Ata munden më shumë. Ndaj secili nga ju duhet të ketë kurajo. Ne duhet t’i ndalim ne i detyruam të ndalen, të ulin çmimin të ngrenë borde e do i detyrojmë bashkë të na trajtojnë me dinjitet”, tha ai.

Një nga qytetarët protestues që mori fjalën në tubimin para Kryeministrisë tha se nëse nuk marrin përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre, do të qëndrojnë para Kryeministrisë për 24 orë.

“Sot jemi mbledhur këtu për të mos e lëshuar këtë shesh deri kur kryeministri të plotësojë kërkesat tona”, tha qytetari.///

error: