SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Protestuesit bllokojnë rrethrrotullimin e Zogut të Zi, Policia: Nuk tolerojmë veprime antiligjore

 Protestuesit e organizuar nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve pas agresionit rus në Ukrainë, bllokuan sot disa rrugë në kryeqytet dhe disa qytete të tjera të vendit.Në Tiranë, qytetarët pas protestës para Kryeministrisë, iu drejtuan sheshit “Skënderbej” dhe më pas Rrugës së Durrësit duke mos lejuar drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë.Ata kanë mbërritur në rrethrrotullimin e “Zogut të zi”që është një ndër nyjet kryesore të kryeqytetit.

Protestuesit i kanë bërë thirrje shoferëve që të dalin nga makinat dhe t’i bashkohen protestës.

Ndërkohë, policia nuk ka ndërhyrë por u ka bërë thirrje qytetarëve me megafon të lirojnë rrugën, pasi bllokimi i saj është vepër penale.Policia e Shtetit njoftoi gjatë mbrëmjes se në disa qytete të vendit grupe personash, kryesisht të rinj, janë konfrontuar me punonjësit e Policisë dhe në disa raste kanë bllokuar edhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të qytetarëve.

“Nisur nga situata e krijuar, veçanërisht në Tiranë, ku grupe të rinjsh vijojnë të kundërshtojnë thirrjet e Policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar rrugët, Policia e Shtetit bën thirrje që personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve”, thuhet në mesazhin e Policisë. Policia e Shtetit, edhe një herë shpreh vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, dhe nuk do të tolerojë veprime të cilat bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.///

error: