Partia Socialiste në fushatën elektorale 2025 do të përfshijë edhe të gjithë kryetarët e Bashkive të zgjedhur nën logon e kësaj force politike. Kështu, kryeministri Edi Rama ka planifikuar që të martën, të zhvillojë një takim me 15 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e Bashkive socialiste. Ky takim do të jetë organizativ, ku Rama do të japë porositë e tij për bashkërendimin e punëve mes drejtuesve politikë dhe kryebashkiakëve. Takimi do të nisë ditën e nesërme në orën 14:00 në Pallatin e Kongreseve.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.