SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PS. Kandidati Çaçi. Frymë bashkëpunimi, zhvillim dhe përkujdesje në çdo lagje

Frymë bashkëpunimi, zhvillim dhe përkujdesje në çdo lagje, janë disa nga fokuset e takimeve elektorale të ditëve të fundit të kandidatit për kryetar bashkie në Sarandë, Oltion Çaçi.

Në këtë takime nuk ka munguar as Blendi Klosi sekretari politik i kësaj partie për Qarkun e Vlorës.

Pas takimeve ku ka dëgjuar dhjetra banorë mbi eksperiencat e tyre dhe problematikat që kanë adresuar Çaçi ka vënë në duke se “Shpresa, besimi dhe fryma e bashkëpunimit janë mesazhi që përcjellin banorët në çdo takim duke na frymëzuar që të punojmë dhe më shumë për të ardhmen e Sarandës.”

Ai ka shprehur gjithashtu synimet konkrete edhe për përkujdesjet ndaj banorlve nl lagjet nr2 e nr.4 sikurse për krejt banorët e bashkisë Sarandë.

“Zhvillimi dhe përkujdesi ndaj çdo lagjeje të qytetit është zotimi ynë për një jetë më të mirë, me më shumë mundësi dhe përfitime për komunitetin sarandjotë.”-ka theksuar pa bujë kandidati Oltion Çaçi./sarandaNews.al///

error: