SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pushuesit me duar në kokë. Fotot e rënda në Himarë ku skafi përplasi për vdekje fëmijën 5-vjeçar

Një tjetër tragjedi nga pakujdesia ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, aty ku raportohet se një skaf ka aksidentuar një të mitur, i cili ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një fëmijë 5 vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Potamit dhe drejtuesi i mjetit lundrues është shtetasi A.T.  banues në Himarë, i cili është arrestuar. Ky është rasti i tretë brenda një muaji që skafet në plazhet e Shqipërisë aksidentojnë pushuesit. Fëmija me origjinë nga Vlora jetonte jashtë me familjen e tij, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i skafit, me inicialet A.T., është shoqëruar në polici ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.///

error: