Prej me teper se nje viti e mbyllur per shkak të pandemise globale, Pika e Kalimit kufitar të Qafë Botës, pritet te hapet të hënën e ardhshme.
Kjo, mesohet nga burime te mediave finje greke. Vendimi për hapjen e pikës doganore, eshte bëre i njohur nga guvernatori Rajonal i Epirit me qender ne Janinë, Aleko Kachrimanis si dhe nga zv.vendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Oikonomou.
Funksionimi i Qafë Botës do të jetë prej orës 08:00 deri në 16:00. Ne kete PKK, do të lejohet te kalojne nga Shqiperia drejt Greqisë 250 personave në ditë.
Gjate muajve te fundit presioni per hapjen e PKK ne Qafe Bote eshhte ushtruar nga të dyja anët e kufirit. Bashkia Finiq, Dhoma e Tregtisë Igumenicë dhe zyrtarë të tjerë, kërkuan ne menyre te perseritur hapjen e kësaj dogane. Madje ne shenje presioni, ne te dyja anet e kufirit ne Qafe Bote (Mavromatii per palen greke); pak kohe me pare u organizua edhe nje proteste e koordinuar mes pushteteve vendore perkatese, qytetaret dhe bizneset e te cilave e vuajne me teper dhe drejtpërdrejt paralizen kesaj Pike te kalimti kufitar.
Pas Qafe Botes, pikepyetja e madhe qe mbetet pa pergjigje, lidhet me paralizen e komunikimit te levizjeve me tragete mes Sarandes per palen shqiptare dhe Korfuzit per ate greke.
Goditen me te madhe ne kete paralize e ka turizmi, kur, megjithese sezoni po hyn ne diten e trete te kalendarit per qershorin, ne horizonti helen, nuk duket ende asnjë shenjë shpresdhenese. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.