SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Qafë Bota.(Mavromati). Deputeti Vasil Llajo merr nismën për t’i kërkuar palës greke funksionimin 24 orë të pikës së kalimit kufitar PKK

Deputeti i ri i PS, mjeku i njohur Vasil LLajo ka ndërmarrë së fundi nismën për t’i kërkuar palës greke funksionimin 24 orë të pikës së kalimit kufitar( PKK) të Mavromatit (Qafëp Botë).

Nisma e Llajos është një letër që ai ka publikuar në profilin e tij në fb, duke iu drejtuar Ministrit grek të Ekonomisë dhe Financave, Kyriakos Pierrakakis, Drejtorit të Përgjithshëm të A.P.A.P, Ioannis Pitsilis dhe deputetit të Thesprotisë,, Vasileios Giógiakas.

Të dashur miq,

Si qytetar i Sarandës dhe deputet i zgjedhur i Qarkut Vlorë, së bashku me Nënprefektin e Qarkut dhe Kryetarët e Bashkive Sarandë, Finiq, Konispol dhe Delvinë, ju ftojmë të lexoni letrën drejtuar Ministrit të Ekonomisë së Greqisë dhe autoriteteve përkatëse, për të kërkuar zgjidhjen e situatës aktuale të funksionimit me vështirësi dhe me vonesa të doganës së Mavromatit, mosndryshimin e statusit të saj, si dhe vendosjen e regjimit 24-orësh të funksionimit.

Llajo ka bërë edhe një përshkrim të ecurisë së statusit të Pikës së kalimit kufitzar të Mavromatit dhe rëndësisë së madhe që ajo ka për jetën e përditshme si të banorëve të Minoritetit Etnik Grek, ashtu edhe të qytetarëve shqiptarë që banojnë në të dy anët e kufirit.

Këtij dokumenti i janl bashkuar edhe kryetarët e bashkive Sarandë, Finiq, Delvinë dhe Konispol si dhe nënprefekt i Qarkut Vlorë, Kristo Kiço.

LETER.

Drejtuar: Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, z. Kyriakos Pierrakakis; Drejtorit të Përgjithshëm të A.P.A.P, z. Ioannis Pitsilis; Deputetit të Thesprotisë, z. Vasileios Giógiakas

Të nderuar zotërinj,

Vendimi i mundshëm për ndryshimin e statusit të Doganës së Mavromatit vlerësojmë se përbën një hap pas dhe do të vështirësojë ndjeshëm jetën e përditshme si të banorëve të Minoritetit Etnik Grek, ashtu edhe të qytetarëve shqiptarë që banojnë në të dy anët e kufirit.

Përpjekjet tona për hapjen e kësaj pike doganore kanë qenë afatgjata dhe të vazhdueshme. Me kalimin e kohës, funksionimi i Doganës vërtetoi në praktikë se ishte një kërkesë e drejtë dhe plotësisht e justifikuar, pasi pjesa më e madhe e anëtarëve të Minoritetit Grek, ashtu si edhe qytetarët shqiptarë, jetojnë në Bashkitë e Finiqit, Sarandës, Delvinës, Himarës dhe Konispolit. Në kushtet e mëparshme, ata ishin të detyruar të kalonin vetëm përmes pikës kufitare të Kakavijës, çka sillte lodhje, radhë të gjata dhe vonesa të konsiderueshme.

Për këta banorë, funksionimi i Doganës së Mavromatit përbënte një shpëtim.

Lehtësimi i kalimit të automjeteve private, mallrave, autoambulancave, autobusëve turistikë, si dhe vizitat e shpeshta të qytetarëve me lidhje në Thesproti dhe në trojet e tyre stërgjyshore, siguroi lidhjen me rrënjët dhe kontribuoi ndjeshëm në ruajtjen e jetës në fshatra dhe qyteza që kërcënohen nga shpopullimi.

Megjithatë, gjendja aktuale në Doganën e Mavromatit është zhgënjyese dhe tregon për rrezikun e menjëhershëm të degradimit. Qytetarët detyrohen të presin në radhë për rreth tre orë, shpesh nën diellin përvëlues. Autoambulancat që transportojnë pacientë drejt spitaleve në Greqi nuk arrijnë të kalojnë në kohë, duke vënë në rrezik jetën e njerëzve. Familje me fëmijë të vegjël presin të rraskapitura, ndërkohë që mallrat vonohen të kalojnë, duke dëmtuar ndjeshëm qarkullimin dhe tregtinë ndërkufitare.

Qarkullimi i lajmit për një ndryshim të mundshëm të statusit ka shkaktuar zhgënjim dhe shqetësim të madh. Sidomos kur kjo ndodh në një periudhë ku, siç e vërejnë të gjithë, komunikimi, lëvizshmëria dhe nevoja për kalime të thjeshtuara kufitare po rriten me ritme të larta.

Që tani, vërehen problemet e para në funksionimin e doganës për shkak të mungesës së personelit. Nëse kjo situatë bëhet e përhershme, vështirësitë do të shtohen me pasoja të rënda si për veprimtarinë ekonomike, ashtu edhe për lëvizjen e dhjetëra qytetarëve, profesionistëve dhe vizitorëve, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Për të parandaluar degradimin e Doganës së Mavromatit, ne bashkojmë zërin tonë me atë të Kryetarit të Bashkisë së Igumenicës, të Nënprefektit të Thesprotisë, të Këshillit Bashkiak të Filatit dhe të aktorëve të tjerë institucionalë që ndajnë të njëjtin shqetësim dhe kërkojnë ruajtjen e funksionimit të saj të deritanishëm.

Njëkohësisht, kërkojmë që të institucionalizohet funksionimi 24-orësh i Doganës së Mavromatit, me kufi të hapur gjatë gjithë ditës dhe natës, në mënyrë që të përmbushë nevojat reale të lëvizjes, tregtisë dhe ndërlidhjes së komuniteteve lokale. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe mbetemi në dispozicion për çdo komunikim të mëtejshëm në lidhje me këtë çështje.

Me respekt të veçantë, Vasil Llajo, Deputet i Qarkut të Vlorës

Oltion Caçi, Kryetar i Bashkisë së Sarandës

Romeo Çakuli, Kryetar i Bashkisë së Finiqit

Kristaq Kiço, Nënprefekt i Qarkut të Vlorës

Besmir Veliu, Kryetar i Bashkisë së Delvinës

Ergest Dule, Kryetar i Bashkisë së Konispolit

ΕΠΙΣΤΟΛΗ

Προς:

Τον Υπουργό Οικονομίας και Οικονομικών, κ. Κυριάκο Πιερρακάκη

Τον Διοικητή της Α.Α.Δ.Ε., κ. Ιωάννη Πιτσιλή

Τον Βουλευτή Θεσπρωτίας, κ. Βασίλειο Γιόγιακα

Αξιότιμοι κύριοι,

Η ενδεχόμενη απόφαση για την υποβάθμιση του Τελωνείου Μαυροματίου εκτιμούμε ότι συνιστά ένα βήμα προς τα πίσω και θα δυσκολέψει σημαντικά την καθημερινότητα τόσο των κατοίκων της Εθνικής Ελληνικής Μειονότητας, όσο και των Αλβανών πολιτών που διαμένουν ένθεν και ένθεν των συνόρων.

Οι προσπάθειές μας για τη διάνοιξη της συγκεκριμένης διάβασης υπήρξαν μακρόχρονες και επίμονες. Με το πέρασμα του χρόνου, η λειτουργία του Τελωνείου απέδειξε στην πράξη ότι ήταν μια σωστή και απολύτως δικαιολογημένη διεκδίκηση, διότι το μεγαλύτερο μέρος των μελών της Ελληνικής Μειονότητας, όπως και Αλβανοί πολίτες, διαμένουν στους Δήμους Φοινίκης, Αγίων Σαράντα, Δελβίνου, Χειμάρρας και Κονίσπολης. Με το προϋπάρχον καθεστώς, ήταν αναγκασμένοι να διέρχονται μόνο από τη διάβαση της Κακαβιάς, γεγονός που συνεπαγόταν ταλαιπωρία, μεγάλες ουρές και σημαντικές καθυστερήσεις.

Για τους κατοίκους αυτούς, η λειτουργία του Τελωνείου Μαυροματίου αποτέλεσε λύτρωση.

Η διευκόλυνση της διέλευσης επιβατικών οχημάτων, εμπορευμάτων, ασθενοφόρων, τουριστικών λεωφορείων, καθώς και οι συχνές επισκέψεις πολιτών με δεσμούς στη Θεσπρωτία και στα πατρογονικά εδάφη, διασφάλισε την επαφή με τις ρίζες και συνέβαλε ουσιαστικά στη διατήρηση της ζωής σε χωριά και κωμοπόλεις που απειλούνται με ερημοποίηση.

Ωστόσο, η σημερινή κατάσταση στο Τελωνείο Μαυροματίου είναι απογοητευτική και καταδεικνύει τον άμεσο κίνδυνο υποβάθμισης. Οι πολίτες αναγκάζονται να περιμένουν στην ουρά για περίπου τρεις ώρες, πολλές φορές υπό τον καυτό ήλιο. Ασθενοφόρα που μεταφέρουν ασθενείς προς τα Νοσοκομεία της Ελλάδας δεν μπορούν να περάσουν εγκαίρως, θέτοντας ζωές σε κίνδυνο. Οικογένειες με μικρά παιδιά περιμένουν εξουθενωμένες, ενώ εμπορεύματα καθυστερούν να περάσουν, επιβαρύνοντας σημαντικά τη διακίνηση και το διασυνοριακό εμπόριο.

Η κυκλοφορία της είδησης περί ενδεχόμενης υποβάθμισης προκάλεσε απογοήτευση και έντονο προβληματισμό. Ιδίως όταν αυτή εμφανίζεται σε μια χρονική συγκυρία όπου, όπως διαπιστώνουν όλοι, η επικοινωνία, η κινητικότητα και η ανάγκη για απλοποιημένες διασυνοριακές διελεύσεις αυξάνονται ραγδαία.

Ήδη, οι πρώτες δυσλειτουργίες στο Τελωνείο, λόγω της απομείωσης του προσωπικού, έχουν γίνει ορατές. Εάν αυτή η κατάσταση παγιωθεί, η ανωμαλία θα ενταθεί με σοβαρές συνέπειες, τόσο για την οικονομική δραστηριότητα, όσο και για τη μετακίνηση δεκάδων πολιτών, επαγγελματιών και επισκεπτών, ειδικά κατά την κορύφωση της τουριστικής περιόδου.

Για την αποτροπή της υποβάθμισης του Τελωνείου Μαυροματίου, ενώνουμε τη φωνή μας με εκείνη του Δημάρχου Ηγουμενίτσας, του Αντιπεριφερειάρχη Θεσπρωτίας, του Δημοτικού Συμβουλίου Φιλιατών και άλλων θεσμικών φορέων που συμμερίζονται πλήρως την ανάγκη διατήρησης της υφιστάμενης λειτουργίας του Τελωνείου.

Παράλληλα, ζητούμε τη θεσμοθέτηση λειτουργίας του Τελωνείου Μαυροματίου σε 24ωρη βάση, με ανοιχτά σύνορα καθ’ όλη τη διάρκεια του εικοσιτετραώρου, ώστε να ανταποκρίνεται στις πραγματικές ανάγκες μετακίνησης, εμπορίου και διασύνδεσης των τοπικών κοινωνιών.

Ευελπιστούμε στην κατανόησή σας και παραμένουμε στη διάθεσή σας για κάθε σχετική επικοινωνία.

Με ιδιαίτερη εκτίμηση,

Βασίλης Λάγιος

Βουλευτής Περιφέρειας Αυλώνας

Ολτιόν Τσάτσι

Δήμαρχος Αγίων Σαράντα

Ρωμαίος Τσιάκουλης

Δήμαρχος Φοινικαίων

Χρήστος Κίτσος

Αντιπεριφερειάρχης Αυλώνας

Μπεσμίρ Βελίου

Δήμαρχος Δελβίνου

Εργκέστ Ντούλε

Δήμαρχος Κονίσπολης.

error: