SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Qendra e re e kardiokirurgjisë në ‘Shefqet Ndroqi’/ Rama: Mundësi tjetër për kryerjen e ndërhyrjeve të vështira në zemër

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku thotë se është gati qendra e re e kardiokirurgjisë. Rama shkruan se ky është një investim i qeverisë për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër.

Ndër të tjera, ai shkruan se pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore  Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend.#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.///

error: