SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Radha në Kakavijë/ Pa ujë e bukë, shqiptarët 3 ditë në pritje për testin që të ikin në Greqi! Radha e makinave 20 km!

Të dehidratuar, pa ushqyer dhe pa kushtet minimale të higjienës, mes temperaturave të larta, prej 3 ditësh qytetarët shqiptarë po qëndrojnë në pritje për të kaluar në Greqi.

Me kalimin e orëve, situata në pikën kufitare të Kalimit në Kakavijë sa vjen dhe po rëndohet! Këto radhë janë krijuar për shkak se qytetarët duan të ikin përpara datës 16 gusht, pasi detyrohen të karantinohen për 7 ditë. Gjithashtu po punohet me vetëm 2 mjekë për kryerjen e tamponëve,  të cilët nuk e përballojnë dot fluksin e qytetarëve.  

Vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, (Dropull) dhe me tej akoma ne Qafen e Muzines (Finiq)/.

error: