– E gjithë bota po përpiqet të kuptojë ritmin e vaksinimit kundër Covid-19. Prodhuesit e vaksinave po hasin vështirësi në plotësimin e kërkesës për vaksina, ndërkohë që Shqipëria e nisi fushatën e saj të vaksinimit javën që kaloi, thuhet në një reportazh të Radio Televizionit Zviceran, RTS.
Ndërkohë, shumë shqiptarë nuk qëndruan duarkryq në pritje.
Me gati 12 000 tonë në vit, Shqipëria është një nga eksportueset kryesore të bimëve mjekësore në Europë. Ky sektor ka të punësuar plot 100 mijë persona dhe me pandeminë e 2019-s, dyqanet e bimëve mjekësore të këtij vendi janë plot.
Me më shumë 50 milionë euro, eksporti shqiptar i bimëve mjekësore ka njohur një bum në vitin 2020. Ata zgjodhën të përdorin bimë medicinale shumë të njohura, për t’u mbrojtur nga virusi. Aq më tepër që Shqipëria është edhe një nga vendet eksportuese kryesore të tyre.
Një vend mesdhetar dhe me një florë pak a shumë të ruajtur mirë, Shqipëria është shtëpia e rreth 300 lloje bimësh medicinale. Në këtë vend malor, me tradita rurale, këto bimë janë pjesë e së përditshmesh të shumë shqiptarëve të moshave të ndryshme.
Mjeku Ylli Merja ka ndihmuar në rizbulimin e bimëve mjekësore. Kundër efekteve të Covid-19, padyshim, Merja ka përgatitur trajtimin e tij antiviral me bazë bimët mjekësore. “Kemi përgatitur një përzierje bimësh mjekësore, bimë që kanë veti antivirale më të forta. Dhe, deri më sot, asnjë nga 45 punonjësit e mi nuk ka vuajtur nga simptoma të forta të virusit. As edhe një nga familjarët e tyre, gjithashtu”, thotë ai.(Marre me shkurtime nga ATSH)
Pertej reportazhit ne Zvicer per Shqiperine, eshte nje fakt i njohur qe ne harten e eksporti te bimeve mjekesore rajoni Sarande-Delvine-Finiq-Konispol, ze nje vend te vecante.
Ne Delvine, prej 20 vitesh ekziston nje qender e grumbullimit dhe perpunimit te bimeve medicinale per eksport e cila furnizohet nga te gjitha zonat rurale te pellgut gjeografik te Sarandes.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit