Televizioni La7 zbulon se ku do të pushojnë italianët këtë verë, me listën që kryesohet nga Shqipëria dhe Spanja. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi të dhënat.
“Italianët preferojnë detin dhe në Shqipëri s’kanë si të mos piketojnë tre super destinacione si Vlora, Ksamili dhe Saranda”, u shpreh Rama. Pyetja që shtrohet ështe se cilat janë destinacionet më të kërkuara për verën e 2023-shit.
Sipas një klasifikimi nga Airbnb, mbi bazën e prenotimeve që janë kryer deri tani, për italianët do të jenë kryesisht pushime në det. Këtë vit, janë 2 vende që dominojnë në renditje duke marrë pozicionet e para: Shqipëria dhe Spanja. Shqipëria renditet e para në klasifikim, me qytete si Ksamili dhe dy pozicione të tjera, saranda dhe Vlora ndërsa Spanja ka në listën e dhjetë destinacioneve më të kërkuara, 4 prej tyre: Benidorm, Magaluf, Playa Blanca e Palma.
Sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej kohësh për infrastrukturën dhe pastërtinë.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.