Kryeministri Edi Rama ka qenë për një vizitë në Greqi, ku ka takuar edhe kryeministrin e këtij vendi, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas fotove të publikuara, ata kanë konsumuar edhe një darkë së bashku. Rama ka qenë në Athinë në cilësinë e e kryetarit të OSBE për një konferencë të forumit të revistës Prestigjioze “The Economist” e cila në fokus do të ketë zhvillimin ekonomik, sfidat e rajonit dhe integrimit europian.
“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.
Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan Rama në rrjetin e tij social.
ME SHUME LAJME
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!
Memorie: Formula e Pagëzimit, 564 vite nga dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private