Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akteve të opozitës në Kuvend, ndërsa u shpreh se opozita mbjell sherr dhe dhunë dhe korr vetëm humbje.
“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Kryeministri u shpreh se opozitën e ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia. “Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shtoi ai.
Kuvendi miratoi sot në parim projektbuxhetin e shtetit për vitin 2024, ndërkohë që deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe hodhën tymuese në sallë.//ATSH///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri