SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Lajm i shumëpritur për ne që mbështesim reformën në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me prangosjen e gjyqtares së gjykatës së Krujës Enkelejda Hoxha. Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se ky është një lajmi mirë dhe duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar. Shefi i qeverisë paralajmëron të gjithë gjyqtarët që nuk kanë kaluar vettingun se duhet të përgjigjen, ndërsa “kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!”

 “Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet! Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!”, shkruan Rama.///

error: