Projektet transformuese urbane po vijojnë edhe në Gjirokastër, qytetin e rilindur të UNESCO-s, ku kantiere të hapura në zona të ndryshme të qytetit, vijojnë të plotësojnë dita-ditës mozaikun e rilindjes urbane.
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e Sheshit të Çerçizit, në Gjirokastër, ku po merr formën përfundimtare projekti transformues i kësaj hapësire qendrore të qytetit të rilindur të UNESCO-s.
Ram theksoi se zona do të jetë e tëra këmbësore, ndërkohë që poshtë saj është ndërtuar e funksionon tanimë parkimi i madh nëntokësor, që ka zgjidhur njëherë e mirë gangrenën e krijuar në dekada prej uzurpimit të sheshit nga autobuzët e mikrobuzët.
“Projekti çliron frymëmarrjen e këtij destinacioni turistik që këtë vit ka kaluar shifrën e 300 mijë vizitorëve nga e gjithë bota dhe së shpejti do të kapë numrin e paimagjinueshëm deri disa vite më parë të gjysmë milionë turistëve”, theksoi kryeministri.
Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u shpreh se tashmë po punohet në fazën e dytë të parkimit. Sipas tij, për periudhën qershor-shtator të ardhurat nga ky parkim nëntokësor në buxhetin e bashkisë janë të konsiderueshme.
“Faza e dytë e projektit që po bëhet në bashkëpunim me FSHZH përfshin punimet për arredimin e sheshit”, shtoi ai.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e zonës u shpreh se parkimi është me 3 kate dhe ka një kapacitet prej 300 makinash.///

ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.