Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ka marrë në mbrojtje Ministren e Arsimit, Besa Shahini, pas kërkesave për dorëheqje, në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Babrru.
E ndërsa Shahinit i kërkohet dorëheqja, pasi 15-vjeçarja u përdhunua nga roja i shkollës, Rama doli hapur në mbrojtjen e ministres, ndërsa theksoi se “Ata që dhunojnë publikisht ministren e Arsimit, që është një grua dhe flasin për të drejtat e grave, nuk e kane hallin te viktima. Viktima është marrë është bërë poste, pacavure. Por, unë jam i bindur se askush nuk ka shkuar të qajë hallet me të pa lënë që të merret vesh. E vetmja që e ka bërë është ajo gruaja atje që lloj lloj maskash e sulmojnë pa pushim”.
Gjithashtu Rama tha se të gjithë ne po marrim pjesë në dhunimin publik dhe po i bëjmë viktimat të mos reagojnë kurrë.
“Ne po marrim pjesë në dhunimin publik të një të miture, duke iu dhënë mesazhin të miturve që mos denonconi, shikoni sa çakej e hijena të dhunojnë me gojë, e ju bëjnë leckë e pështymë për tia hedhur në fytyrë njëri-tjetrit”-tha Rama.
Me tej, kreu i qeverisë tha se “Të gjitha ata që kanë ngritur dorën kundër Shahinit jeni më keq se ai mësuesi,. ai dhunon si monstër një të mitur, ju kultivoni dhunën”.
Po ashtu, Rama i drejtoi edhe një mesazh të fortë mediave.
“Atyre që në media publikojnë video të kësaj natyre, zoti mos e çoftë kurrë te fëmiëjrt tuaj, se atëherë do ta kuptoni”-tha kreu i qeverisë.
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri