SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama ndan artikullin e “The Herald”: Jehona e radhës për Shqipërinë turistike vjen nga Skocia

Shqipëria po shfaqet si një destinacion unik dhe emocionues edhe për udhëtarët skocezë.

Gjiganti mediatik “The Herald” i ka bërë jehonë Shqipërisë duke përshkruar itenerare që fillojnë nga Bjeshkët e veriut, deri te Gjirokastra dhe Butrinti.

“Si një nga perlat e fshehura të Evropës, ky vend ballkanik mbetet kryesisht pa turma, duke ruajtur një autenticitet të humbur shpesh në destinacione më të njohura”, thuhet në shkrimin e “The Herald”, të cilin e ndau në rrjetet sociale edhe Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri bëri të ditur se ky shkrim është jehona e radhës e Shqipërisë turistike që vjen nga Skocia.

“Jehona e radhës për Shqipërinë turistike vjen nga Skocia që si asnjëherë deri më tani gjiganti mediatik “The Herald” i dedikon këta rreshta me përshkrime entuziaste të intinerareve që fillojnë nga Bjeshkët e veriut, deri te Gjirokastra dhe Butrinti, me ftesën e parefuzueshme për të gjithë skocezët që ta shijojnë Shqipërinë në maksimum”, u shpreh Kryeministri Rama.

Për më tepër, sipas “The Herald” Shqipëria ofron një përzierje plazhesh mesdhetare, arkitekturë osmane dhe peizazhe mahnitëse malore, të gjitha të pjekura për eksplorim.///

error: