Sistemimi i hapësirave të plazheve publike në Sarandë ka bërë që ato të frekuentohen nga pushues të shumtë, ndër ta edhe turistë të huaj. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi publik në Sarandë, ku turistët kanë zgjedhur të qëndrojnë larg infrastrukturës komode duke shijuar rrezet e diellit.
“Sarandë si njëherë e një kohë, kur shtriheshim mbi rërë dhe nuk ziheshim për poltrona edhe në plazh”, shkruan Rama. Në Sarandë, është krijuar po ashtu edhe një model i plazhit publik, me çadra dhe shezlongë të rinj pa pagesë për pushuesit.
Në plazhin publik pranë Shëtitores së Sarandës janë vendosur çadra e shezlongë falas. Kjo është nisma e parë e kryebashkiakut të ri të Sarandës, Oltion Çaçi, e mirëpritur si nga banorët e qytetit, ashtu edhe nga pushuesit e shumtë që ndodhen për pushime në Sarandë. Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediet ndërkombëtare për sa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët e huaj.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota